Lajme

Vetëm familja e tij jeton në pallatin e shka.tërruar nga tërmeti: Ku t’i nxjerr plaçkat dhe fëmijët, në rrugë?!

Nga tërmeti i 26 nëntorit u sh.uan 51 j/etë dhe me mijëra shqiptarë kanë mbetur në rrugë të madhe, pasi banesat e tyre u shkatërruan plotësisht.

Historia është akoma dhe më e trishtë për katër anëtarët e familjes Qose në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

Familja e Astrit Qoses vazhdon ende të qëndrojnë në banesën e tyre edhe pse pallati është shpallur i pabanueshëm nga grupet e ekspertëve. Ata janë të vetmit që jetojnë në atë pallat.

Astrit Qose tregojnë se aty jetojnë me frikë, por nuk kanë ku të shkojnë tjetër, pasi e ka të pamundur të përballojë qiranë sepse ende nuk i kanë ofruar bonusin.

Ai thotë:

Kam bërë ankesë në bashki dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj të drejtë. as për çadër, asnjë lloj ndihme. Numri i telefonit nuk më ka kthyer asnjë përgjigje, më kanë thënë kur të të marrim vet për bonusin e qirasë. Nuk ka gjetur vend banimi, ku t’;i nxjerr plaçkat, në rrugë të madhe? Me kalamajtë? Mua më kanë thënë shko strehohu tek pleqtë, kur pleqtë e mi nuk kanë vend për vete. Ndihmat kanë ardhur për çdo gjë, çadra ushqime, këtu kanë marrë pesona që nuk i takojnë, ushqime dhe strehim.”
Se si do t’i shkojë halli kësaj familje nuk dihet, por duket thënë se ata janë lënë në mëshirë të fatit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top