Moderatorja shumë e dashur për publikun, Elita Rudi, është shumë aktive në rrjete sociale. Këtë të dielë, Elita e ka kaluar në shoqërinë e familjes së saj dhe fotot në profilin e Instagramit nuk kanë munguar.
Moderatorja ka publikuar disa foto në dëborë me njerëzit e saj më të dashur, mes të cilëve është dhe vogëlushi Zëri. “Kur kemi njëri-tjetrin, ne kemi gjithçka”, ka shkruar Elita krahas fotove të publikuara, të cilat mund t’i shihni më poshtë: