Lajme

Në 1 mujorin e së bijës, Brunilda Lahe na ëmbëlsoi me dedikimin e veçantë

Një muaj më parë, moderatorja shumë e dashur për publikun- Brunilda Lahe, u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë të cilën ajo dhe bashkëshorti e pagëzuan me emrin Hana. Në 1 mujorin e vogëlushes, Brunilda i ka dedikuar fjalët më të ëmbla.

Moderatorja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, një foto nga një set fotografik i frymëzuar nga “Breakfast at Tiffanys”. Në dedikimin e vecantë, Brunilda ka treguar se Hana i ka ndryshuar jetën dhe se ajo as që e mban mend se si ishte jeta e saj pa të.

“Sa shpejt kaloi një muaj me ty e vogla ime, dashuri e madhe! Me duket sikur ishte dje momenti kur te putha per te paren here. Ti me ke rrembyer cdo qelize e mendim aq sa nuk e kujtoj me sesi ishte dita e jeta ime perpara se te vije ti. Cdo perjetim kete muaj ka qene me i thelle; edhe lumturia, edhe shqetesimj, edhe frika…Ti po me meson kaq shume”, shkruan moderatorja krahas fotos së ëmëbl.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top