Siguria në rrugë bëri bashkë sot në një tryezë, Sandër Lleshin, Belinda Ballukun, Ardi Veliun, si edhe kryebashkiakë e eskpertë të fushës.
Në diskutimin për këtë çështje ka folur edhe Lleshi, i cili si në çdo diskutim edhe sot ka lëshuar perlat e tij.
Teksa ka qënë duke folur mbi aksi dentet rrugore, Lleshi tha se disa persona nuk e meritojnë lejen e drejtimit. E deri këtu gjithçka është në rregull, por Lleshi nuk e la me kaq.
Ai u shpreh se për këtë do të mbajnë përgjegjësi autoshkollat ku këta shoferë kryejnë kursin.
Qesharake të mendosh se çfarë faji kanë, instruktorët e autoshkollës për marrjen e patentave nga nxënësit e tyre. Leja e drejtimit jepet nga inspektorë të Drejtorisë së Rrugëve, të cilët varen drejtpërdrejtë nga Ministria e Infrastrukturës. Ndoshta nuk duhet të habitemi, pasi nuk është hera e parë që zyrtarë të “Rilindjes”, thyejnë rekordet e njëri-tjetrit për gafa.
Lleshi u shpreh:
Autoshkollat të mbajnë përgjegjësi për nxënësit.”