Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi, ka deklaruar shpesh herë që pas këngëve të saj fshihet dikush që i ka marrë zemrën, duke preferuar të mos përmendë emër. Para disa ditësh ajo publikoi në Instastory një video ku shfaqej në shoqërinë e Romeo Veshajt dhe i bënte atij një propozim. “Do bëhesh Romeo im?”, shkruante Fifi. Pas kësaj videoje, shumë nga fansat menduan se dyshja kanë nisur një romancë. Mirëpo si qëndron e vërteta?
E ftuar së fundmi në emisionin ‘3shat’, Fifi ka folur rreth statusit të saj aktual duke zbuluar se është single. Ajo është shprehur se ende nuk e ka gjetur personin e duhur që ta meritojë. Kjo tregon se Romeo nuk është ‘Romeo-ja’ i Fifit! ‘Jam super mega single’, është shprehur mes të tjerash këngëtarja, duke iu dhënë fund zërave për një lidhje të mundshme. Kujtojmë që Fifi është përfolur shpesh dhe për një lidhje me Flori Mumajesin, mirëpo mesa duket asgjë nuk është e vërtetë.