Lajme

E pazakontë/ Lind këlyshi me gëzof jeshil, ‘sho kohen’ familjarët

Një rast i pazakontë është regjistruar në Karolinën e Veriut në SHBA, ku një qen i racës “German Shepherd”, solli në jetë një këlysh me ngjyrë jeshile.

Pronarja e kafshës shtëpiake, Shana Stamey dhe familja e saj u lumturuan pa masë kur qeni i quajtur Gipsy lindi këlyshët e saj.

Gipsy solli në jetë 8 këlyshë, ndërsa njëri prej tyre ishte me gëzof jeshil, i cili i la të sh okuar familjarët.

Shana e quajti këlyshin e vogël “Hulk”, për shkak të ngjyrës së tij të ngjashme me të superheroit të famshëm të filmave të Hollywood-it, Bruce Banner, i njohur ndryshe si Hulk.

Ngjyra e pazakontë e gëzofit të qenushit të vogël është vërtetë e pashpjegueshme.

Teknikja veterinere, Suzanne Cianciulli, tha se këlyshi mund të jetë prekur nga procesi meconiumit, i cili është jashtëqitja e hershme e një foshnje gjitar kur ndodhet në barkun e nënës.

Sipas saj, meconiumi mund të jetë i fuqishëm në leshin e bardhë, duke e shndërruar atë në ngjyrë të gjelbërt.

Mesa duket, gëzofi i qenushit Hulk nuk do të jetë i përhershëm, pasi do të venitet me kohën dhe do të lahet. Fillimisht, gëzofi i tij ishte i gjelbërt, ndërsa disa ditë pas lindjes, filloi të zbehej, duke marrë ngjyrë të verdhë.

Megjithatë, Shana tha se që nga bërja publike e rastit në media, ka patur qindra oferta për ta adoptuar qenushin e veçantë dhe të lezetshëm.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top