Ditën e sotme kudo në rrjet qarkulloi një video e modeles së njohur, Arbenita Ismajli, teksa pu thej në buzë me një mashkull tjetër të quajtur Kenned Tahiri. Kennedi u shpreh se ‘Snapchati’ i tij ishte hakuar mbrëmjen e kaluar dhe kështu kishin publikuar pa dijeninë e tij videon me modelen (e cila i përket së shkuarës).
Për videon në fjalë ka reaguar dhe reperi i njohur Fero. Ai ka treguar se po bën qejf dhe para ndërkohë që të tjerët flasin për të. “Edhe po boj qef, bëni para në vend që të më urreni mua, ka shumë para atje”, shkruan ai në një foto të publikuar në Instagram. Kujtojmë që Arbenita dhe Fero vazhdojnë lidhjen e tyre ndonëse janë përfolur shpesh për ndarje. Atyre thjesht iu pëlqen të luajnë dhe t’i bëjnë të gjithë konfuzë.