Këngëtarja e njohur Arilena Ara u shpall fituese e edicionit 58 të ‘Festivalit të Këngës’. Ajo performoi më këngën e titulluar ‘Shaj’ që u prit shumë mirë nga publiku. Menjëherë pas fitores, këngëtarja udhëtoi për në SHBA.
Arilena po qëndron në Los Angeles por cila është arsyeja? Së fundmi ajo ka publikuar në Instastory një foto ku tregon se ndodhet në një studio regjistrimi dhe pranë vetes mban një fletë ku lexon ‘Shaj New’. Mesa duket këngëtarja po përgatit versionin anglisht të këngës që do të na përfaqësojë në Eurovision.