Reperi shumë i suksesshëm e shumë i komentuar në media, Noizy po merr disa ditë pushimi pas koncerteve të shumta ku bëri namin me hitet e tij. Me anë të postimeve në Instagram, Noizy ka njoftuar se ndodhet në ishujt Phi Phi në Tajlandë.
Mirëpo në të njëjtin vend ndodhet edhe këngëtarja Morena Taraku e cila ka postuar një video ku tregon fizikun perfekt teksa ecën në rërë.
Menjëherë pas këtyre postimeve kanë nisur aludimet se Noizy dhe Morena po i kalojnë pushimet bashkë.
Por në fakt Noizy ndodhet në Tajlandë me miqtë e tij me të cilët ka postuar foto e video duke u argëtuar.