Lajme

Rudina Dembacaj thumbon këngëtarin shqiptar: Ai bën këngë me lot e qurre

Këngëtarja e njohur Era Rusi ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj. E pyetur nga moderatorja nëse ka ndërmend të bashkëpunojë me ndonjë koleg, Era nuk përmendi ndonjë emër por u shpreh se Ylli Limani është artisti që vlerëson më shumë në tregun shqiptar.

Po Rudina Dembacaj ç’mendon për Yllin? “ Ai bën vetëm këngë me lot me qurre, me pre damarët bën, them me vete sa vuan ky djalë”, tha moderatorja për këngët melankolike të Yllit. Në këtë moment Era u shpreh se këngëtari ka melodi të mirë dhe zë shumë të bukur por megjithatë do t’i kërkojë të bëjë ndonjë këngë të gëzuar.

Rudina Dembacaj: Me kë do bëje një duet Era?
Era Rusi: Po e mendoj por nuk dua ta them se do ha veten time msysh.
Rudina Dembacaj: Kë vlerson më shumë nga këngëtarët që janë në tregun shqiptar?

Era Rusi: Ylli Limanin.

Rudina Dembacaj: Ai ben vetëm këngë me lot me qurre, me pre damarët bën them me vete sa vuan ky djalë.

Era Rusi: Dëgjo ka një melodi të mirë , ka një zë të bukur dhe publiku e pëlqen në atë komercialitetin e tij , në atë gjënë e vet që e ka ngatërruar pak është shumë e bukur.
Rudina Dembacaj: Aman thuaj të bëjë një të gëzuar për ne që na gëzon shpirti .
Era Rusi: Do ta bëjë dhe të gëzuar do ti them unë.
Rudina Dembacaj: E gjeta do bashkëpunosh me Ylli Limanin .
Pra njerëz, ekziston mundësia që së shpejti Era Rusi dhe Ylli Limani të vijnë me një bashkëpunim!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top