Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në verilindje të vendit.
Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e lëkundjeve ka qenë 26 km në jugperëndim të Kukësit dhe 18 km në verilindje të Kurbneshit.
Lëkundjet janë regjistruar në orën 13:38. Paraprakisht raportohet se thellësia fokale e tërmetit ka qenë 10 km.
Qytetarët kanë raportuar se lëkundjet ishin të forta, por zgjatën vetëm pak sekonda. Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete në Maqedoninë e Veriut.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar ose dëme materiale.