Moderatorja Kiara Tito ka festuar mbrëmë 24-vjetorin e lindjes. Kiara ka mbledhur miqtë e saj në një festë ku kanë kërcyer e janë argëtuar deri në orët e vona.
Të ftuar ishin edhe personazhe të njohur të ekranit si Klea Huta apo Viola Spiro. Vetë Kiara e të ftuarit kanë postuar foto e video nga festa.
Në festën e ditëlindjes së Kiarës ambienti ishte dekoruar me ngjyrë të zezë dhe floriri.
Në ditën e saj më të rëndësishme, Kiara kishte veshur një fustan me xixa e pupla dhe dukej në super formë.