Ylli Baka mbetet prej vitesh një nga këngëtarët më të dashur për publikun e ndër më të kërkuarit në mbrëmjet muzikore. Ylli ishte i ftuar në “Thumb on”, ku si rrallëherë foli edhe për jetën e tij private dhe bashkëshorten.
Gjatë emisionit, Ylli tregoi një rast kur bashkëshortja e tij ishte bërë xheloze për shkak të një këngëtareje.
“Po ktheheshim para disa vitesh nga jashtë. Edhe vjen një këngëtare. Ajo më dëgjonte mua, dhe donte të bënte karrierë. Më tha kam ardhur me një poet. U nisa me autobus. Vjen ajo këngëtarja na takon, pu th e bëj mua. Unë me vete ik o dreq ça po bën. Takoi dhe nusen time e pyet çfarë bëre mirë? 24 orë pa folur. Unë i thoja po çfarë të bëj”, tregoi Ylli.