Lajme

Aleksandër Gjoka flet për ‘Festivalin e RTSH-së’: Verën e kemi mike por…

Në datat 19, 20 dhe 22 në Pallatin e Kongreseve u mbajt edicioni 58 i “Festivalit të Këngës”, ku fituese u shpall Arilena Ara me këngën e titulluar “Shaj”. I ftuar në studion e lajmeve në “Neës24”, këngëtari shumë i dashur për publikun- Aleksandër Gjoka, ka folur pikërisht për këtë festival dhe ka shprehur hapur mendimin e tij.

Këngëtari ka treguar se kishte marrë ftesë për të qenë i pranishëm në festival ama nuk kishte pranuar.“Unë jam produkt i festivalit dhe kam folur me superlativa. Është një trampolinë për të rinjtë por jam tërhequr dhe më ftojnë por unë kam zgjedhur mos shkoj. Mua më kanë ftuar gjithmonë për të konkurruar. Kam qenë edhe në juri. Mund të godas ndonjë ditë me ndonjë këngë por jo për çmim se s’kam nevojë për atë”, u shpreh ai.

Gjoka po ashtu ka treguar se rregullat e “Festivalit të Këngës”, qartësojnë se kompozitori duhet të jetë shqiptar (kjo tematikë u përmend ngaqë kënga fituese e Arilenës është kompozuar nga një kompozitor maqedonas, Darko Dimitrov). “Është thyer kodi. Gazetat kanë folur shumë por disa këngë më pëlqyen. S’kam asgjë me atë kompozitorin maqedonas por unë e di që është rregull që kompozitori duhet të jetë shqiptar. Verën e kemi mike por tek muzika, s’kane lidhje këngët me muzikën ishin palidhje. S’ishte asnjë gjë transparente. Kjo s’më pëlqeu.”- përfundoi ai.

Burimi: “Syri.net”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top