Lajme

U largua nga mbretëria, I ati ç’nuk i thotë Meghanit: S’je vajza që rrita

Harry dhe Meghan kanë hequr dorë nga roli mbretëror për të jetuar si të pavarur financiarisht në Amerikën e Veriut.  Ato kanë humbur titujt mbretëror dhe nuk do të marrin më fonde publike për detyrat mbretërore.

Largimi i tyre nga mbretëria shkaktoi shumë pakënaqësi dhe zhgënjim, jo vetëm te të afërmit por tëk i gjithë populli anglez. Babai i Meghan Markle, Thomas Markle, është bërë pjesë e një dokumentari, në të cilin shprehet se dyshja ka marrë një vendim të gabuar. Po ashtu ai e cilëson sjelljën e të bijës si jo korrekte, duke shtuar se nuk është Meghani që ka rritur.

“Ata po e kthejnë atë (Familjen Mbretërore) në një Walmart me një kurorë. Kjo nuk është vajza që kam rritur. Kur u martuan ata morën një detyrim. Detyrimi është që të jenë pjesë e Familjes Mbretërore dhe të përfaqësojnë si të tillë. Dhe do të ishte marrëzi për ata që mos ta bëjnë. Ky është një nga institucionet më të mëdha në mbarë botën. Ata po e shkatërrojnë, po e zbehin atë, nuk duhet ta bëjnë këtë”, është shprehur Thomas Markle.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top