Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nuk e fshehin më lidhjen e tyre dhe kjo duket përmes fotove të përbashkëta.
Dyshja u njohën në ambjentet e Top Channel pasi punojnë për të njejtin emision ‘Dua të bëj të lumtur’.
Dhe së fundmi çifti ka vendosur të darkojnë së bashku në një nga restorantet e Tiranës.
Por Arbana nuk e ka mbajtur dot vetëm për vete lumturinë e saj por e ka ndarë dhe me ndjekësit e saj.
“Gjithmonë e lumtur me ushqimin dhe Eduart Grishaj”, shkruan Arbana në foto duke treguar se ajo po jeton çastet shumë të lumtura në krah të regjisorit.