Aktori shumë i njohur turk nga roli i “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu do të luajë së shpejti një serial të ri turk dhe pjesë e këtij seriali do të jetë edhe moderatorja shqiptare, Arbnora Ademaj.
Emri i Arbnorës tashmë është bërë i famshëm në mediat turke të cilat shkruajnë për një bashkëpunim të mundshëm të shqiptares me aktorin Kenan Imirzalioglu.
Arbnora po luan edhe rolin e “Ambasadores kulturore të Kosovës” në Turqi, duke kontribuar në thellimin e bashkëpunimit midis aktorëve shqiptarë dhe atyre turq.