Lajme

Gjarpërinj, koala dhe akrepa/ Ky është tregu kinez nga ku është përhapur virusi famëkeq

Coronavirusi që ka shpërthyer në qytetin kinez Uahan është zgjeruar në disa shtete, kurse deri tani ka marë së paku 25 je të. Epidemia besohet se ka “lindur” në një treg të peshqve.

Kontakti me mish të kafshëve të ndryshme që shiten nëpër tezga, është konstatuar se është burim i infeksioneve te disa njerëz. Mediat lokale kanë publikuar listën e kafshëve, mishi i cilave është prezent në treg. Informacionet nuk janë plotësisht të verifikuara, por ato janë duke qarkulluar edhe në rrjetet sociale. Në listë figurojnë, lopët, derrat, patat, leprat, qentë, drerët, gjarpërinjtë, breshkat, akrepat, dhelprat, krokodilët, gomarët, kangurët dhe koalat. Tregu dyshohet se kishte shumë papastërti.

Coronavirus janë një grup i madh virusesh të cilat njihen gjerësisht në botën e kafshëve, por në raste të rralla ato mund të transmetohen nga kafshët tek njerëzit. Përpara këtij virusi, bota ka njohur dy Coronavirus të rrezikshëm si, MERS dhe SARS.

Virusi mund t’i sëmurë njerëzit dhe të krijojë probleme në rrugët e frymëmarrjes, të ngjashme me viruset e rëndomta që prekin popullatën. Përshembull, disa nga simptomat e këtij virusi janë; kolla, dhimbjet e kokës, temperaturë e lartë, dhembje të fytit, të cilat mund të zgjasin për dy ditë.

Gjarpërinj, koala dhe akrepa/ Ky është tregu kinez nga ku është përhapur virusi vdekjeprurës on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top