Teksa vendi vijon të përballet me varfërinë dhe papunësinë, në Vlorë rritet edhe çmimi i ujit.
Raportohet se Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar rritjen me 50% të çmimi të ujit të pijshëm në territorin e Bashkisë së Vlorës.
Rritja e çmimit ishte propozuar nga Këshilli Bashkiak i Vlorës.
Nga 30 lekë për metër kub, qytetarët e Vlorës do të paguajnë 45 lekë për metër kub.
Ndërsa për biznesin nga 80 lekë për metër kub, çmimi do të rritet me 20 lekë për metër kub.
Ajo që vlen të theksohet është që rritja e çmimit të ujit është justifikuar me rritjen me 60% të energjisë elektrike dhe “vështirësitë ekonomike” në të cilat ndodhet kompania e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë.
Rritja e çmimit të ujit ka shkaktuar reagim tek qytetarët e Vlorës, të cilët janë shprehur kundër këtij vendimi.
Ata kanë thënë se tarifa është e lartë dhe shërbimi i furnizimit me ujë lë shumë për shumë për të dëshiruar.
Një grua e moshuar u shpreh për “A2″:
Ne pensionistëve na shkatërruan. Do ta pres ujin, nuk kam mundësi.”