Teuta Rrahmani, sot 36-vjeçe, më në fund është bërë e gjallë dhe ka vendosur të kontaktojë me prindërit e saj, 22 vite pasi ishte zhdukur. Teuta vendosi të rilidhë kontaktet me familjarët, që nuk reshtën së kërkuari, në një telefonatë në emisionin “Pa Gjurmë”.
Ajo tha se ndodhet mirë dhe jeton në një shtet jashtë Shqipërisë, ndërsa për momentin gjendet me pushime në Holandë.
“Pa Gjurmë” e kishte denoncuar zhdukjen e Teutës prej dy vitesh. Tashmë ajo është bërë nënë e dy fëmijëve dhe thotë se kishte afro 5 vite që kërkonte të lidhte kontaktet me familjen, por nuk kishte mundur.
Ishin rrë qethëse edhe momentet kur nëna dëgjon për herë të parë zërin e vajzës së saj 22 vite pas, e cila e ka bërë gjyshe dy herë.
Pjesë nga biseda mes tyre, në studio:
Nëna: Ku je o zemër
Teuta: Mami im
Nëna: Ku je shpirt i nënës, si je?
Tetuta: Mirë jam, ti mirë je mami?
Nëna: Mirë jam mami, mirë, o shpirti im. Kam 20 vjet që të kërkoj oj bijë.
Teuta: E mora vesh moj mamë.
Nena: Si ke qenë ti nënë?
Teuta: Unë mirë jam mami.
Babai (dridhet nuk mundet të flasë) :” Vetëm të jetë mirë”.
Teuta: Kam vite që mundohesha të lidhesha me familjen, por nuk lidhesha dot.
Nëna: Zoti i madh na bashkon, Oj Teuta jeme
Teuta: Mami im zemër, të lutem mos u mërzit.
Nëna: Kur do vish moj nënë, ku je?
Teuta: Jam larg Shqipërisë mama.
Nëna: A je mirë moj bijë
Teuta: Po mama, jam mirë. Kam dy fëmijë
Nëna: Ndoshta të gjithë do më qeshin por jam shumë e emocionuar, jam e tëra e sh okuar…kam thënë që nëse e gjej nuk e di se çfarë do të bëj. Të puth nëna oj bijë, do bashkohemi ishalla një ditë
Teuta: Do bashkohemi nënë, të premtoj. Natën e mirë mami babi.
Mes emocionesh të forta, prindërit gjetën vajzën e tyre pas 22 vitesh.
E fejuar ende kur ishte një e mitur, vetëm 13 vjeç, ajo u zhduk pa mbushur 14 vjeçe, nga Tirana. Teksa tashmë bëhet e gjallë për familjarët e saj, Teuta thotë se vendimin për t’u larguar e ka marrë pas vështirësive të mëdha në jetën e saj, për të cilat ajo thotë “se nuk mundet t’i tregojë kurrë”.