Lajme

Me fustan dhe me taka, Kiara Tito rrëzohet në mes të të ftuarve

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Kiara Tito, festoi me datë 18 janar 24 vjetorin. Ajo mblodhi miqtë e saj në një festë ku kërcyen dhe u argëtuan deri në orët e vona. Kiara kishte veshur një fustan me xixa e pupla dhe publikoi disa foto në rrjete sociale, duke ndarë momentet e ditës së saj të rëndësishme dhe me fansat.

Kanë kaluar 6 ditë nga ditëlindja e moderatores dhe vetëm sot ajo ka treguar momentin më epik të mbrëmjes! Kiara ka publikuar në Instastory një video në të cilën shihet duke kërcyer në rrethin e miqve dhe krejt papritur pengohet në takat e saj dhe rrëzohet në tokë.

Ky moment ka shkaktuar shumë të qeshura, si tek të ftuarit ashtu dhe tek moderatorja, të cilën e ka ndihmuar një koleg të ngrihet. “Hajde moj gushë bardha si bora, xhane xhan vetulla holla”- ka shkruar Kiara me të qeshura.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top