Lajme

Rudina Dembacaj flet për takimin me fëmijët e Mark Frrokut: Tashmë jemi një familje

Rudina Dembacaj në fillim të këtij viti bëri publike lidhjen me ish-deputetin, Mark Frroku. Moderatorja ishte e ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, ku foli për herë të parë për lidhjen e tyre duke zbuluar sesi u njohën dhe gjithashtu planet për martesë.

Rudina tregoi se është kokë e këmbë e dashuruar me Markun dhe nuk ka arsye pse ta fshehë që janë bashkë. Gjatë intervistës, Rudina tregoi se është prezantuar me fëmijët e Markut dhe ka arritur t’u kthejë atyre buzëqeshjen.

“Jam prezantuar me fëmijët e Markut. Tashmë jemi një familje. Nuk e di nëse do t’ja dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë. Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lëndimit që kanë përjetuar, por unë ja kam arritur mrekullisht”, u shpreh Rudina, transmeton xing.al.

Rudina tregoi se edhe Marku është prezantuar me vajzën e saj, Viktoria e madje vogëlushja surprizohet sa herë e sheh. “Viktoria e ka njohur Markun dhe fëmijët e tij prej kohësh. Marku i do shumë fëmijët dhe ka marrëdhënie shumë të mirë me Viktorian. Ajo i thërret xhaxhi Marku”, tha Rudina./Xing.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top