Pjesa lindore e Turqisë u trondit këtë të premte nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete dhe kudo është përhapur paniku.
Shumë ndërtesa janë shembur por pjesa më tragjike është se deri tani janë shënuar 12 vi ktima dhe 226 të pl agosur, ndërkohë që ekipet shpëtuese vijojnë kërkimet. Në ndihmë të Turqisë është nisur dhe një ekip shpëtimi nga Kosova për të ndihmuar në këto momente të vështira.