Lajme

Spinaqi dhe bananja, kombinimi perfekt për organizimin

Spinaqi dhe bananet janë një kombinim që ofron vlera të shumëfishta për organizmin, pasi përmbajnë disa ushqyes që përthithen shumë mirë nëse konsumohen së bashku.

Rrjedhimisht, ngrënia e këtyre ushqimeve në të njëjtën kohë ju jep më shumë ushqyes së ato që do të merrnit në rast se do t’i konsumonit veçmas.
Nëse kombinimi i spinaqit dhe bananes nuk ju duket tërheqës, atëherë mbani mend që nuk është e domosdoshme që t’i hani në të njëjtën recetë, por është e këshillueshme t’i hani në të njëjtën kohë. Spinaqi është një nga burimet bimore më të mira të hekurit.

Në një filxhan me spinaq të gatuar gjeni 36% të dozës ditore të këtij minerali të rëndësishëm. Një filxhan me spinaq të pa gatuar ofron 5 përqind të dozës ditore.
Por trupi juaj nuk e përthith hekurin nga burimet bimore siç ndodh me ato shtazore. Ngrënia e një bananeje në të njëjtën kohë me spinaqin ofron 17 për qind të vlerës ditore të vitaminës C e cila përmirëson përthithjen e hekurit. Spinaqi i pa gatuar, pra në sallata, dhe banania janë një burim i mirë i vitaminës C. Një filxhan me spinaq dhe një banane mesatare ofron 31 për qind të dozës ditore të vitaminës C.

Pothuajse 58 për qind e vlerës ditore të vitaminës A dhe 182 për qind e vlerës ditore të vitaminës K në kombinimin e të dyjave vjen nga spinaqi. Ky i fundit përmban shumë folat. Në një filxhan gjendet 15 për qind e vlerës ditore ndërkohë që një banane mesatare shton 6 për qind të vlerës ditore të këtij ushqyesi.
Banania ofron shumicën e vitaminës B-6 ose 22 nga 25 për qind të vlerës ditore të këtij ushqyesi.
Kombinimi i bananes dhe spinaqit do ju ofrojë një sasi domethënëse të mineraleve. Të dyja këto ushqime janë një burim i mirë mangani duke plotësuar 29 për qind të sasisë ditore.

Sasia e pakët e magnezit në secilin prej këtyre ushqimeve plotëson 14 për qind të sasisë së nevojshme ditore. Edhe pse spinaqi ofron sasi të kufizuara të kaliumit, 5 për qind të dozës ditore në një filxhan, banania do të plotësojë 12 për qind të nevojës ditore në ushqim.
Një filxhan me spinaq dhe një banane mesatare ju sigurojnë 15 për qind të dozës ditore të fibrave, pjesa më e madhe e të cilave (rreth 3 gramë) vjen nga banania. Fibrat ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë, ndihmojnë tretjen, parandalojnë sëmun dje të zemrës dhe reduktojnë nivelet e sheqerit në gjak.

Për lëngun e mrekullueshëm iu duhen: 1 filxhan spinaq, 1 filxhan qumësht ose kos, si dhe 1 banane. Përziejini në mikser dhe shumë shpejt do të ndjeni efektet në organizmin tuaj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top