Lajme

Erdogan në funeralin e vik timave nga tërmeti: Askush nuk do të mbetet pa strehë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, mori pjesë në funeralin e një nëne dhe djalit të saj që u shuan në tërmetin tr agjik në provincën Elazig.
Presidenti turk e përshkroi tërmetin si një “provë” për vendin e tij. Ai premtoi se shteti do të punojë me shpejtësi për të shpëtuar njerëzit dhe për të rivendosur infrastrukturën.

Pas ceremonisë ai u shpreh:
Ne kemi kaluar shumë tërmete por kombi është ngritur mbi ta me durim. Ne nuk do të lëmë askënd pa strehë në rrethet e go ditura nga tërmeti.”
Presidenti vizitoi gjithashtu zonat e goditura nga fatkeqësitë, përfshirë rrethin e Sursuru, ku operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar.

Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm me magnidutë 6.8 të shkallë rihter tronditi rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e së premtes (24 janar).

Dëmet ishin të shumta, si në njerëz ashtu edhe në materiale. Deri më tani raportohet se 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya, ndërsa bilanci i vik timave ka shkuar në 29 ndërsa mbi 1000 persona kanë mbetur të pla gosur.
Operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende, pasi qindra persona gjenden nën rrënoja. Vlen të theksohet se Erdogan ka premtuar ndërtimin e 500 shtëpive në Shipëri, pas tërmetit kat astrofik të 26 Nëntorit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top