Moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar në media së fundmi, pas ndarjes nga ish bashkëshorti Aleksi dhe lidhjes me ish-deputetin, Mark Frroku.
Ndonëse i dhanë fund martesës, Rudina dhe Aleksi ruajnë një raport të mirë me njëri-tjetrin, madje jo më larg se të premten e 24 janarit, e ftuar te ‘Rudina’, moderatorja u shpreh: “Për mua do jetë gjithmonë babai i Viktorias dhe do i dua gjithmonë të mirën, siç e ndjej që e do dhe ai të mirën time. Jemi goxha miq.”
Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit në Instastory një bisedë me ish-bashkëshortin, ku duket që e bija, Viktoria, ka dashur të komunikojë me të. Vogëlushja i ka dërguar të atit disa ‘figura’ nga Whats App-i i së ëmës, të cilat Aleksi i ka pritur me shumë të qeshura.