Ushqime

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

H. pylori ose Helikobakter pylori është një baktere e cila shkakton infeksion në stomak. Ky infeksion zakonisht çon në simptoma të ndryshme si të përziera, vjellje, gromësirë, fryrje, gastrit dhe dhimbje stomaku. Kjo baktere shkakton inflamacion kronik që mund të pengojë funksionin e sistemit të tretjes dhe traktit gastrointestinal dhe të çojë në ankth të stomakut. Vlerësohet se bakteria Helikobakter pylori prekë 66% të popullsisë botërore.

Përqindja është edhe më e lartë në vendet në zhvillim, ku H. Pylori prekë më shumë se 80% të të rriturve dhe 10% të fëmijëve. Nëse helikobakteri “lulëzon” në trupin tuaj, keni 6 herë më shumë gjasa që të zhvilloni kancer në stomak. Ky bakter mund të çojë edhe në probleme serioze të tretjes, si gastrit dhe ulcera peptike, transmeton pergatit.com.

Kur është fjala për trajtimin e këtij infeksioni, shumica e njerëzve mbështeten tek trajtimet kontroverse. Duhet ta dini se këto trajtime, në shumicën e rasteve, nuk eliminojnë bakteren tërësisht, mund të ndikojnë në bakteret e mira dhe për më keq, mund të përjetoni efekte anësore. Kështu, provoni këto metoda natyrale për të trajtuar dhe parandaluar infeksionin e Helikobakter pylorit. Këto janë mënyrat natyrale për të eliminuar bakteren Helikobakter pylori:

Mjalti

Mjalti përdoret për shumë arsye. Ajo ka veti antibakteriale dhe trajton me sukses shumë probleme të ndryshme shëndetësore. Ekspertët thonë se përdorimi i mjaltit shkurton kohën e trajtimit. Për të eliminuar këtë bakter të keq, konsumoni një lugë gjelle mjaltë në mëngjes, para ushqimit. Mund të përgatitni edhe tost me mjaltë që ta hani për mëngjes.

Lëngu i boronicës së kuqe

Lëngu i boronicës së kuqe është një nga mënyrat natyrale më efektive për çdo infeksion në traktin urinar ose gastrointestinal. Kjo për shkak të sasisë së madhe të përbërësve antibakterial që ky frut ka. Lëngu njihet për efektin e tij shkatërrues të kësaj baktere. Ky lëng e bën më të vështirë që kjo baktere të kolonizojë stomakun. Madje mund të promovojë eliminimin e bakteres përmes urinimit.

Farat e zeza (Nigella sativa)

Farat e zeza kanë shumë përfitime shëndetësore. Veçanërisht ato janë shumë të dobishme kundër infeksioneve të H. pylori. Sipas një studimi të vitit 2010, njerëzit me H. pylori që konsumuan 2gr fara të zeza në ditë, përjetuan rezultate më të mira se njerëzit që përdorën terapitë e zakonshme.

Çaji i gjelbër

Është vërtetuar shkencërisht se çaji i gjelbër mund të vrasë dhe ngadalësojë rritjen e bakterit Helikobakter. Është dëshmuar se pirja e çajit të gjelbër para ndonjë infeksioni mund të parandalojë inflamacionin e stomakut, kurse pirja e çajit përderisa e keni infeksionin mund të reduktojë dukshëm ashpërsinë e infeksionit.

Hudhra

Hudhra ka veti shumë të forta antibiotike dhe antiinflamatore. Për të vrarë Helikobakterin, duhet ta hani atë gatuar ose të pagatuar. Sipas një studimi, njerëzit me Helikobakter të cilët kishin ngrënë dy thelpinj hudhër me ushqim gjatë drekës dhe darkës, përjetuan një reduktim më të madh të Helikobakterit.

Brokoli

Brokoli përmban sulforafan, një përbërës që është shumë efektiv kundër Helikobakterit. Studimet laboratorike tregojnë se mund të reduktojë inflamacionin dhe të zvogëlojë praninë e bakteres në stomak. Studimet e tjera të kryera mbi këtë bakter, tregojnë se brokoli mund të luftojë Helikobakterin dhe të përmirësojë sistemin kardiovaskular.

Këshillë shtesë për ata që tashmë e kanë Helikobakterin: Qëndroni larg turshive, ushqimeve me erëza, pijeve të gazuara, kafeinës dhe ‘kornfleksave’ me fibra të ulëta.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top