Lajme

Historia rrën qethëse/ Fëmija lindi me sindromën Down, gruaja: Ma hidhnin fajin mua

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ditën e sotme ishte Luljeta, historia e jetës së të cilës ishte si në filma. Luljeta tregoi se në moshën 16-vjeçare u largua nga fshati ku jetonte dhe u nis në drejtim të Greqisë, e vetme, pa valixhe e pa para. Në kufi u njoh me një djalë i cili e çoi në Greqi me makinën e pronarëve të tij.

“Unë jetova pak kohë me të, bëra dy fëmijë, nuk u martuam dhe nuk jetojmë bashkë”, u shpreh Luljeta dhe tregoi se marrëdhënia e tyre ndryshoi pas ardhjes në jetë të djalit sepse ai lindi me sindromën Down.

“Kur lindi Nikoja me sindromën Down të gjithë m’i hodhën fajet mua. ‘Bëre një fëmijë të së murë’. Më detyronin të gjithë ta lija në spital. Dhe aty filloi ajo ndarja, që të zgjidhja ose të lija Nikon, ose të vazhdoja jetën”, tregoi Luljeta dhe tha se nuk ka lejuar që fëmijët të marrin atësinë.

Luljeta kishte thirrur në studio një person të njohur të skenës muzikore shqiptare, Mimoza Nazarko. Luljeta dhe këngëtarja nuk janë takuar asnjëherë personalisht, por vetëm përmes komunikimit të vazhdueshëm me anë të mesazheve. Pas ndarjes nga babai i fëmijëve, Luljeta kishte komunikuar dhe i kishte kërkuar ndihmë Mimozës.

“Moza ishte gjithmonë pranë meje, se në Gjermani më kishin ardhur letrat që duhet të kthehesha mbrapsht dhe ajo më dha forcën që do ja dalësh mbanë dhe unë jam këtu. Nëqoftëse unë do ikja nga Gjermania, ajo ishte e gatshme që të bënte gjithçka, që unë të vija atje ku jetonte ajo”, tha Luljeta.

Luljeta e falenderoi publikisht Mimoza Nazarkon për mbështetjen e saj gjatë periudhës së vështirë që ka kaluar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top