Familja Saraçi nga Kombinati jeton prej dy muajsh në një makinë të vogël, që nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Pjesë e kësaj familjeje janë katër pjesëtarë, burri, gruaja dhe dy fëmijët e mitur.
Këta të fundit, flenë në sediljen prapa e cila është shndërruar si një dhomë gjumi për ta. Kryefamiljari Ferdinand Saraçi është një 53-vjeçar i papunë, por pas tërmetit të 26 nëntorit edhe i pastrehë.
Mirëpo, familja po përballet me të ftohtin dhe jo vetëm. Dy fëmijët e mitur, të cilët janë përkatësisht vajza 10 dhe djali 11 vjeç qendrojnë të mbuluar me batanije si dhe në kushte aspka të mira përpiqen të kryejnë detyrat e shkollës.
Madje,i ati i fëmijëve thekson se vajza ka qenë sëmurë nga kushtet e tmerrshme si dhe moti i ftohtë. Bashkia i dha vetëm disa batanije dhe një çadër, mirëpo kjo e fundit u mbush me ujë që ditën e parë, pasi pati reshje shiu.
Ata nuk kanë marrë asnjë bonus qiraje, ku mesa duket mbështetja e Lalit Erit qenka zero. Ku është qeveria? Sa e sa familje të tjera si familja Saraçi ndodhen në këto kushte?