Lajme

‘Të dua bashkëshorti im’, Klea zbulon pamje të reja nga dasma në Marok

Moderatorja bukuroshe Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda  kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre, në një ceremoni private në Marok. Dyshja i kanë thënë ‘po’ njëri-tjetrit dhe ditën e djeshme publikuan në rrjete sociale fotot e para me fustanin e nusërise dhe kostumin e dhëndrit.

Vetëm së fundmi, Klea ka publikuar në profilin e saj të Instagramit të tjera foto  nga seti fotografik i realizuar në Marok, nga Anjeza Dyrmishi. Krahas fotove moderatorja ka shkruar për Elgitit një dedikim shumë të ëmbël, duke e quajtur ‘bashkëshort’. Ajo shprehet se ka ëndërruar që e vogël të gjejë dikë si ai.

“Që e vogël kam ëndërruar për ty! Që e vogël doja dikë si ti kur të isha e madhe! Kemi kaluar ditë të mira e jo të mira, por gjithmonë të kam patur pranë e kam qenë pranë teje. Në të mirë e në të keq. Kur flas për ne edhe ndonjë lot gëzimi mi njom faqet. Të dashuroj bashkëshorti im. Zoti na bekoftë dhe syri i keq mos na paftë”, shkruan Klea.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top