Janë të mrekullueshme. Pasi ti provoni, do të na jepni të drejtë!
Hidhini një sy recetës më poshtë:
Përbërësit
100 ml qumësht,
200 ml ujë,
20 gram gjalpë,
20 gram maja,
500 gram miell,
1 lugë kafe me kripë,
1 lugë kafe me sheqer,
1 të bardhë veze,
100 gram fara susami.
Përgatitja
Në një enë kombinoni miellin dhe ujin. Shtoni qumështin e tretur më parë me majanë. I trazoni mirë dhe më pas shtoni gjalpin, kripën, sheqerin. Punojeni mirë brumin dhe më pas e lini të pushojë për rreth 1 orë.
Tani e merrni brumin dhe e ndani në disa pjesë në formë sfere. Sipër i lyeni me pak të bardhë vezë dhe shtoni farat e susamit. Vendosini në një tavë dhe futini në furrë për rreth 25 minuta në temperaturë 180 gradë.