Kjo dietë është përpiluar nga nutricionistja e njohur britanike Alison Stork dhe është krijuar veçanërisht për uljen e masës së barkut për një periudhë të shkurtër: vetëm 3-ditore.
Kjo dietë i ofron organizmit gamën e plotë të vitaminave dhe mineraleve, por përmes recetave dhe ushqimeve të zgjedhura me kujdes, dieta rregullon nivelin e sasisë së yndyrave në organizëm, kryesisht në zonën e barkut.
Ajo dj.eg të gjitha kaloritë ditore të marra nëpërmjet ushqimit ditor dhe për kaloritë shtesë të nevojshme, organizmi i merr nga “depozita” e kalorive që është dhjami i ‘grumbulluar’ kryesisht në zonën e barkut.
Kjo dietë është e pasur në vlera ushqimore, prandaj dhe mund të përsëritet sa herë të keni dëshirë për rezultate më të mëdha, deri sa të realizoni rënien në peshë në masën e dëshiruar.
Dita e parë
-Mëngjesi: Përgatitje e gatshme drithërash me qumësht (në të cilën janë të pranishme farat e kungullit, farat e lirit dhe farat e lulediellit).
-Dreka: Supë me perime mikse dhe thjerrëza.
-Ze.mra: Kos frutash (mundësisht të përgatitur vetë me fruta të freskëta).
-Darka: Peshk të pjekur në zgarë të shoqëruara me dy kokrra patate të ziera.
Dita e dytë
-Mëngjesi: Një vezë e zier e shoqëruar me një fetë buke të thekur (bukë e zezë ose bukë integrale).
-Dreka: Sallatë me perime mikse dhe 1 kokërr patate e zier.
-Zemra: Fruta sipas dëshirës dhe disa kokrra arra.
-Darka: Fileto pule e pjekur në zgarë me oriz dhe perime.
Dita e tretë
-Mëngjesi: Një tas me kos shoqëruar me fruta të thata dhe një frut të freskët.
-Dreka: Peshk (rekomandohet salmon ose sardele) të shoqëruara me sallatë jeshile dhe domate të pjekura në zgarë, si dhe një fetë buke (bukë e zezë ose bukë integrale).
-Zemra: Një fetë buke me miell tërshëre dhe gjizë (në mungesë të bukës me tërshërë, rekomandohet një përshesh me kos dhe tërshërë).
-Darka: Thjerrëza dhe perime të ziera.