Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe Durrës rreth orës 21:16. Lëkundja e parë ka qenë mjaft e fortë.
Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 5.4 me epiqendër në zonën e Durrësit në një thellësi 10 kilometra nën tokë.
Lëkundjet kanë shkaktuar frikë dhe panik në Tiranë dhe në Durrës.