Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan, sizmiologu Rrapo Ormëni ka folur për tërmetin që god iti Shqipërinë mbrëmjen e kësaj të marte.
Sipas sizmologut, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter. Ormëni thotë se ky tërmeti është në vijimësi të pasgoditjeve nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
“Ishte një tërmet me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter në zonën ku ka rënë dhe tërmeti i 26 Nëntorit, i cili u shoqërua dhe me një pasgoditje tjetër me magnitudë 4.2 Rihter.
4.9 është lëkundje që ndihet, e atij niveli që kanë rënë edhe pas 26 Nëntorit. Kanë veçoritë e tyre, në momente të caktuara vjen tendenca në shuarje por do ketë dhe të tilla.
Kuptohet që në asnjë rast nuk mund të parashikosh në mënyrë të saktë si është vijueshmëria. Në mënyrë statistikore, ato kanë ardhur duke u zvogëluar, por herë pas herë ka rënë dhe ndonjë me magnitudë më të madhe”, tha sizmologu Rrapo Ormëni.
Burimi: tvklan.al