Artistët duke qenë shumë të famshëm shpeshherë vihen në fokusin e mediave edhe për jetën e tyre private, familjen e fëmijët. Disa prej tyre i kanë prezantuar tashmë fëmijët me publikun dhe ata kanë marrë tashmë famë po aq sa edhe prindërit.
Marina është vajza e këngëtares së mirënjohur dhe shumë të dashur, Eli Farës.Ajo është gjithashtu shumë e famshme dhe është komentuar shpesh në portale për fotot që publikon në Instagram në të cilat shfaqet në formë dhe e kuruar.
Rosana është vajza e këngëtares Gjyste Vulaj. Ajo jo vetëm është shumë bukuroshe, por ka edhe shumë stil në të veshur, ashtu si e ëma. Rosana gjithashtu është vendosur shpesh në fokusin e mediave.
Irsin është vajza e kampiones së bodybuilding, Dorina Memës. Irsin dhe Dorina kanë një marrëdhënie si shoqe të ngushta dhe pozojnë shpeshherë bashkë.
Ajo që vihet re është se nënë e bijë kanë të dyja shumë shije në veshje.
Anxhelina është vajza e këngëtares së mirënjohur Albërie Hadërgjonaj. Në fakt Anxhelinën e njihni të gjithë pasi ajo është këngëtare e famshme dhe një nga vajzat më të ndjekura në Instagram.
Anxhelina prej vitesh jeton në SHBA dhe së shpejti do rikthehet në muzikë me këngë të reja.
Kejda, vajza e Majlinda Bregut është gjithashtu shumë e famshme.
Kejda është shumë bukuroshe dhe është kthyer në një blogere me profilin e saj në Instagram ku me stilin e saj frymëzon shumë vajza të reja.
Benina është vajza e Ornela Bregut. Ajo është shumë bukuroshe, por paksa e tërhequr nga jeta publike. Benina preferon ta jetojë jetën në privatësi por pavarësisht kësaj ka qenë shpesh në fokus të mediave.
Megi është vajza e këngëtares shumë të dashur, Manjola Nallbanit. Ajo që vihet re është bukuria e Megit e trashëguar padyshim nga e ëma. Megi është krahasuar shpesh me aktoren hollivudiane Megan Fox.
Elisa është vajza e ish-Missit dhe këngëtares Ermiona Lekbello. Ashtu si mami, edhe Elisa është një vajzë me tipare shumë të bukura.
Elisa dhe Ermiona kanë një marrëdhënie si shoqe të ngushta me njëra-tjetrën dhe së bashku kanë qenë të ftuara edhe në programe televizive.