Shkëlqim Tafili jeton në mjerim. Ai është 50 vjeç dhe jeton në fshatin Hambar të Fierit. Pothuajse gjithë jetën e tij e ka kaluar i shtrirë, pasi ka lindur me probleme në gjymtyrë.
Ai fle në tokë sepse nuk ka mundësi ekonomike të bleje një krevat të posaçëm për të sëmurë dhe në divan nuk mund të qëndrojë për shkak të konstruktit dhe problemeve që ka me gjytyrët.
Ai tregon se ka 30 vite që fle në tokë. Me dhimbje tregon:
Jeta ime kështu shkoj, por unë nuk kam as para. Nuk kam as krevat, vajta dhe në Tiranë dhe asgjë nuk më dhanë.’’
Kurse nëna e tij është e moshuar. Bashkë me djalin e saj ajo mundohet të kalojë muajin me 200 mijë lekë të vjetra që marrin.
Tani që ajo është 70 vjeçe e ka të pamundur të kujdeset ashtu si duhet për djalin e saj.
Ajo ka treguar:
Vetëm marrim 100 mijë lekë unë dhe 100 mijë lekë djali pension. Tani nuk e ngre dot, e marr zvarrë dhe e çoj në banjë, është bërë gjak nga kurrizi. 50 vjet, ashtu ka lindur. në divan nuk fle dot, ai bie dhe ja fle atje dhe i dhembin kockat. “