Lajme

Tërmeti, inxhinieri Dhimitër Papa: Të bëhen studime sizmiologjike në të gjithë territorin

Inxhinieri Dhimitër Papa ka komentuar tërmetin e mbrëmshëm që rizgjoi edhe njëherë ankthin dhe frikën te qytetarët shqiptarë. Ai theksoi për Report Tv se bërja e studimeve gjeologjike dhe sizmologjike në të gjithë vendin është një emergjencë.

Sipas tij çdo tërmet sado i vogël ka impakt në rritjen e dëmeve. Gjithashtu, ai tha se pallatet e ndërtuara për banorët e prekur nga tërmeti nuk do të jenë më shumë se 6 kate.

Ai tha:
Pas kaq shumë lëkundjesh janë “lodhur”. Çdo tërmet sado i vogël ndikon në vijimësinë e dëmtimit. Duhet të bëhen studime gjeologjike dhe sizmiologjike në të gjithë territorin dhe të ndërtohet harta sizmiologjike. 2 lekë sot për studime se 20 lekë nesër për rindërtime.
Duke qenë se nga studimet rezultuan se pallatet e ndërtuara rreth viteve ’93, Papa ka dhënë 5 motivet se përse këto ndërtesa kanë shfaqur probleme.

“Cilësia e dobët e ulët materiale, edhe çeliku ka qenë i limuar, edhe objekti plaket, koncepti i mirëmbajtje inekzistet, ndërhyrjet nga njerëzit”, përfundoi inxhinieri në studion e Report Tv.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top