Lajme

Byrek me presh dhe kos. Receta nga Zonja Katerina

Byrek me kos e presh, alternativë praktike për të shijuar këto kohë. Receta është realizuar nga Zonja Katerina e cila ka hapësirën e saj të të gatuarit në News24.

Shijojeni pasi është shumë i thjeshtë në përgatitje!

Përbërësit:

1kg presh të grirë hollë,
2 gota kos,
2 kokrra vezë,
1 tufë nenexhik,
4-5 lugë gjelle vaj ulliri,
4 peta të përgatitura vetë ose 5-6 petë të gatshme.

Përgatitja:

Fillimisht grijmë shumë hollë preshin, e vendosim të kaurdiset derisa të zbutet dhe të ulë vëllimin. Pasi preshi të jetë gati e largojmë nga soba dhe e lemë t’i bie temperatura. Pasi preshi të jete ftohur e rregullojmë më kripë, piper të zi dhe gjethet e dhjozmës. Rrahim vezët me kosin dhe e shtojmë tek preshi i gatuar.

Në një tavë të lyer me yndyrë shtrojmë dy peta dhe më pas vendosim mbushjen me presh. Vendosim mbi mbushje dy petët e tjera të spërkatura me pak yndyrë. E vendosim byrekun në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top