Lajme

A dinë qytetarët të aplikojnë për bonusin e qirasë? Banori: Nuk e di, po shkoj të zihem

Shumë qytetarë vijojnë të aplikojnë për bonusin e qirasë, por a dinë të gjithë që të përdorin internetin? Shumë familje të prekura në Vorë dhe Durrës shprehen se nuk ia kanë idenë kësaj forme të aplikimit dhe nuk kanë njohuri rreth aplikacionit online.

Një banore është shprehur se ka mbetur në mes të katër rrugëve me burrin e saj dhe nuk kanë të shkojnë. Ajo thotë se kanë kërkuar bonus qiraje, por nuk ua kanë dhënë.

Gruaja tha:
Jetoj me bashkëshortin, kemi mbetur jashtë, ku të shkojmë, nuk kemi mundësi tjetër. Jam me halle, pashaportizimin e kam këtu. Me më ndihmu. Kam kërkuar bonus nuk me kanë dhënë, kam ngelur rrugëve ku ta gjej shtëpinë.
Një tjetër tha:

S’di me fol as s’di kështu me internet vetëm po shkova me fol gojarisht me të bashkisë. Nuk di me e përdor internetin fare.
Ndërkohë, një burri i revoltuar shprehet se do të bëjë sherr për këtë çështje

Nuk e di, do të shkoj të zihem me këta njëherë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top