CoVid-19

Ajo është daneze, ai gjerman/ Takohen çdo ditë në kufi, dy të moshuarit: Koronavirusi s’na ndan dot ne

Covid-19 ka sjellë ndryshime në jetën e të gjithëve. Por një çift të moshuarish thonë se dashuria e tyre nuk i njeh kufinjtë që ka vendosur koronavirusi.

Ajo quhet Inga dhe është 85 vjeçe, ai quhet Karsten dhe është 89 vjeç. Ajo është daneze, kurse ai gjerman. Ata janë të dashur dhe kanë dy vite që janë të lidhur.

Kufiri midis Danimarkës dhe Gjermanisë është mbyllur, por çiftin e të moshuarve nuk ka asnjë polic që e ndalon, ata takohen përditë në kufi në fshatin Aventoft.

Ajo qëndron nga njëra anë e traut ndarës dhe ai nga ana tjetër i ulur në karrige. Pinë kafen në mëngjes bashkë dhe thonë:

Koronavirusi nuk na ndan dot ne.
Ata nuk mund qëndrojnë pa e parë njeri-tjetrin, ndaj kanë zgjedhur këtë mënyrë.

Të dy takohen çdo ditë në kufi në fshatin Aventoft dhe policët i shikojnë dhe i lënë të shijojnë lumturinë e tyre. Ata thonë se habiten se sa shumë e duan njeri-tjetrin dy të moshuarit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top