Lajme

Ajri i ndotur shqetëson banorët, pluhrat iu futen brenda në shtëpi: Më keq nuk ka ku të shkojë

Shumë banorë në njësinë administrative Papër të Elbasanit jetojnë në mes të pluhrave dhe ajrit të ndotur, ku ia vështirëson akoma edhe më shumë jetën e përditshme. Kjo për faktin se ata banojnë në mes të një zone ku kanë vepruar prej vitesh shumë fabrika.

Vetë ata thonë se kur zgjohen në mëngjes i gjejnë oborret e shtëpive të mbushura plot me pluhur. Sipas tyre, kjo është bërë një problematikë në të gjithë zonën.

“Nuk mund të dalësh të marrësh ajër të pastër, nuk kemi ku të shkojmë tjetër”, shprehet një prej banorëve.

Gjithashtu, një tjetër sfidë është edhe uji

“Më keq nuk ka ku të shkojë. Tubat i kanë lidhur bashkë me derdhjet e naftës, nuk ke tu të shkosh”, thotë qytetari.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top