“Kuzgun” është një serial mjaft i sukseshëm qe transmetohet në TV Klan. Drejtori i programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, i ftuar në programin “Rudina”, ka treguar se aktori kryesor Barış Arduç është me origjinë shqiptare.
Albert Dumani: Unë e kam dashuruar këtë serial që kur doli, që në projektet e tij sepse aktori kryesor Barış Arduç, që është me origjinë shqiptare, është një aktor shumë i mirë, po ashtu edhe drama është shumë interesante. Seriali bëri shumë bujë, prodhimi ka përfunduar në Turqi në Tetor.
Më tej, Dumani shton se aktori kryesor e ka pranuar se është me origjinë shqiptare.
“Gjyshërit e tij janë shpërngulur në Zvicër, dhe ai e ka pranuar që është me origjinë shqiptare. Neve na pëlqen të themi që janë me origjinë shqiptare se janë shumë të suksesshëm”.