Alketa Vejsiu ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin e famshëm italian, “Verissimo” në “Canale 5”. Gjatë intervistës me Silvia Toffanin, Alketa foli për karrierën, si realizoi ëndrrën për të prezantuar në “Sanremo” dhe u ndal gjithashtu edhe tek jeta private.
Moderatorja tregoi historinë e ndarjes së prindërve dhe tregoi se për ta ka bërë çdo gjë që të ishin të lumtur. “Kur isha 6 vjeçe prindërit e mi u ndanë. Babai shkoi në Greqi dhe na ka ndihmuar gjithmonë”, tha Alketa.
“Ishin shumë krenarë kur mora pjesë në Sanremo dhe kam bërë çdo gjë që ata të ishin të lumtur”, shtoi moderatorja.