Alketa Vejsiu tërheq gjithnjë vëmendjen me paraqitjen e saj të kuruar në detaje, në çdo emision që prezanton. Mbrëmjen e sotme, në “Piter Pan” Alketa ka ndryshuar diçka në veshjen e saj, gjë që nuk mund të mos vihej re.
Për herë të parë, moderatorja e ka prezantuar emisionin me atlete duke harruar kështu për një puntatë takat. E veshur me pantallona të shkurta rozë, xhaketë rozë dhe atlete, Alketa dukej shumë sportive.
“Jam më e lumtur se kurrë se kam veshur atlete sot, kam hequr takat, sot nuk do lodhem”, tha moderatorja./Xing.al