Të hënën nisi në TV Klan sezoni i tretë i spektaklit shumë të ndjekur “Në kurthin e Piter Pan”. Gjatë dy viteve të fundit, Alketa ka sjellë në Shqipëri figura shumë të njohura të ekranit italian si Lorella Cuccarini apo Paola Perego. Edhe këtë vit Alketa ka menduar të ftojë një personazh shumë të njohur të cilin e ka pasur idhull.
E ftuar në emisionin “Ilva Now”, Alketa zbuloi se do të sjellë në “Piter Pan”, këngëtaren e madhe italiane Ambra Angiolini. Kjo e fundit i komentoi Alketës në profilin e saj në Instagram dhe moderatorja i kishte shkruar.
“Unë Ambra Angiolinit ia di të gjitha këngët. Aq shumë e kam pëlqyer Ambrën kur isha e vogël! Shkoja te gjyshja në Korçë dhe ora kur shfaqej ‘Non e la rai’ ishte momenti i festës sime. Më kishte shkruar një koment shumë të bukur. Nuk mund ta mohoj që jam ndjerë shumë e privilegjuar që një idhull i fëmijërisë sime më shkroi. Ambra do vijë në Piter Pan. Unë i shkrova menjëherë pasi komentoi dhe ajo më tha ca gjëra shumë të bukura”, tregoi Alketa./Xing.al