Në emisionin “Pop Culture” u transmetua sot një video e një eksperimenti social që tregonte si reagojnë shqiptarët kur shohin në rrugë një vajzë apo grua që dh unohet verbalisht apo fizikisht. Video ishte inskenuar nga moderatorja Kejli dhe një aktor. Dyshja inskenuan skenën në disa lagje të kryqyetit dhe njerëzit që kalonin pranë nuk reaguan.
Kejli në studio u shpreh e indinjuar për faktin që askush nuk reagonte, madje moshatarët e saj bënin foto me celular dhe u përlot. Pas saj u përlot edhe i ftuari, ish-fituesi i “Big Brother”, Anaid Kaloti.
“Po të isha unë dhe të shihja një situatë të tillë, nuk do reagoja me dh unë se nuk është mirë të reagojmë ndaj dhu nës me dhu në. Por duhet të sillemi si qytetarë sepse është qytetari të mbrosh dikë kur dhu nohet. Më vjen shumë keq për vajzën që është përfshirë aq shumë në rol sa edhe u emocionua”, tha Anaidi.