Angelina Jolie ka dhënë kontributin e saj në luftën kundër koronavirusit. Ajo ka menduar veçanërisht për fëmijët e privuar nga shkolla, të cilët hanin edhe ushqimin atje.
Jolie ka dhuruar 1 milion dollarë për këta fëmijë.
Dhurimi i është bërë fondacinit të bamirësisë No Kid Hungry, i cili njofton se deri më tani ka përhapur 2 milion dollarë në 30 shtete për të ushqyer fëmijët me të ardhura të ulëta si dhe familjet e tyre.
Jolie tha se deri tani mbi një miliardë fëmijë janë jashtë shkollës në të gjithë botën pasi ato janë mbyllur për shkak të koronavirusit.
Kjo e ka shtyrë aktoren e njohur për të bërë gjestin e mrekullueshëm në këto ditë të vështra që po kalon bota.
Burimi: DailyMail