Një 5-vjeçare nga Hasi i Prizrenit po përballet me disa vështirësi sa i takon shëndetit të saj,
Bëhet me dije se nuk dëgjon e as nuk flet dhe kurimi i saj kushton plot 21 mijë euro, ku prindërit e saj dhe të afërmit nuk e përballojnë dot këtë shifër.
Nëna e Aurora Smajlaj kërkon ndihmën tuaj për shërimin e të bijës në Turqi.
Vogëlushja është nga fshati Romajë i Prizrenit dhe raportohet se prej tre javësh ndodhet në Turqi.
Ajo vuan nga asthma, RPM, bronchopneonomia, incipiente dhe tonsilloadenoiditis hypertrophica, shkruan gazetaexpress.
Aurora nuk ka folur asnjë fjalë në jetën e saj deri më tani dhe mezi ecën e lëviz.
Sose Smajlaj, nëna e vajzës thotë:
Vajza i ka 5 vite, për çdo ditë i përkeqësohet gjendja shumë. Gjatë frymarrjes nuk dëgjon, nuk fol, bllokohet çdo ditë e më shumë frymë nuk mundet me marr hiç përmes hundëve, frymë merr vetëm përmes gojës edhe ato duke u ngulfatur dhe pastaj bllokohet totalisht
Ndërkohë, më poshtë keni numrin e llogarisë dhe numrin e telefonit nëse dëshironi të ndihmoni e kontribuoni sado që të keni mundësi për Aurorën e vogël.
Nr. Xhirollogarisë: XK051502050002340247
Tel viber: 044 526 332