Lajme

Ardit Gjebra i premtoi banesë, por e moshuara nga Thumana vazhdon të jetojë në kasollen me plasmas

Kanë kaluar pothuajse 1 muaj e gjysëm nga tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit dhe shumë familje janë ende në qiell të hapur. Thumana ishte një nga qytetet më të goditura, por dhe premtimet për ta rimëkëmbur sërish atë ishin të shumta. Por, mesa duket përveç qeverisë, e cila nuk dihet se kur do të fillojë punimet për ndërtesat e shumë familjarëve, që nuk kanë një çati mbi kokë, edhe personazhe të njohur të ekranit po “luajnë” me premtimet.

Një prej tyre është moderatori i njohur Ardit Gjebrea, i cili ka premtuar jo vetëm që do i ndërtojë shtëpinë një banoreje të Thumanës, por, sipas deklaratës së tij, i ka siguruar përmes audiencës qira të paguar për një vit.

Ndërkohë gjatë një vizite në Thumanë, Fjala.al ka siguruar një intervistë me Sabrien.

Ajo tregon për se Ardit Gjebrea e ka deklaruar publikisht se nënë Sabries i është siguruar qira për 1 vit dhe është në pritje të tij me shpresën se vetëm ai mund ta ndihmojë. Ndërkohë ka kaluar më shumë se një muaj e gjysmë dhe zonja ende fle në një kasolle me plasmas që e ka ndërtuar vetë.

Në një postim në Instagram ku shfaqet në foto me Sabrien, Ardit Gjebrea shkruan:

Nënë Sabrien e sistemuan edhe një vit me shtëpi me qira nga Albërimi nga Zvicra edhe Lavdia nga Vlora është e gatshme. Ndërsa @telebingoshqiptare do t’i ndërtojë shtëpinë.”
Zonja Sabria, pa dashur ta quajmë nënë ashtu si e ka quajtur edhe Gjebrea, është ende në pritje të tij edhe pse ka kaluar gati 2 muaj.

Duke qenë se premtimi i bërë ende nuk është mbajtur ajo është interesuar për të marrë ndihmë nga autoritetet. Por “dritë të bardhë” nuk ka parë as nga institucionet, pasi siç tregon Sabria, kjo ndihmë nuk do i jepet pasi i është premtuar nga tjetër kush.

Nuk po diskutojmë që zoti Ardit nuk do e mbajë fjalën për rindërtimin e shtëpisë pasi është ende herët, por banesa me qira..?! Vetë ai e ka bërë fakt të kryer që shtëpia me qira është siguruar që në datën 1 Dhjetor.

Sabria nuk është e vetmja pasi janë të shumtë banorët e Thumanës, të cilët janë përballur me pikun e dimrit nëpër çadra ku temperaturat shkojnë nën zero. Ndoshta ndërtimi i një shtëpie kërkon kohë, por të paktën këta banorë meritojnë pak më shumë se të flenë në çadër për më shumë se një muaj. Për më tepër Thumana është vetëm 30 minuta nga kryeqyteti dhe qeveria.

Gjithsesi, shpresojmë edhe besojmë, se vetë Ardit Gjerbrea do të interesohet për këtë çështje. Ndoshta, siç ndodh shpesh në Shqipëri, lekët përfundojnë në duart e gabuara, shpresojmë që kjo të rregullohet.

Ardit Gjebra i premtoi banesë, e moshuara nga Thumana vazhdon të jetojë në kasollen me plasmas on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top