Të gjithë e dinë se aktiviteti fizik dhe ushqimi i kontrolluar e i shëndetshëm janë çelësi për të humbur peshë. Por duhet të dini gjithashtu se ka disa zakone që i përsërisni çdo mëngjes dhe që ju shkaktojnë kilogramë të tepërta në trup.
“Inj. orimi” i filxhanit/gotës me ujë të ngrohtë
Konsumi i ujit të ngrohtë në mëngjes do t’i mundësonte trupit mbajtjen e ekuilibrit (tretjen e ushqimit, djegien e dhjamit). Bëjeni pjesë të rutinës tuaj dhe do të vini re ndryshime të mëdha në trup.
Nuk bëni shtriqje
Duhet kthyer në zakon të përditshëm, që pasi të zgjoheni të shtriqni gjymtyrët. Mundohuni të keni disa minuta relaksi dhe reflektimi, pasi çlirimi në mëngjes do të rrisë nivelin e energjisë.
Nuk meditoni
Mund t’ju duket shaka, por meditimi në mëngjes siguron hu.mbje të peshës. Ju gjithashtu do të reduktoni presionin e gja. kut me anë të frymëmarrjeve të thella dhe do të ulni nivelin e kortizolit. Hormoni i st. resit – kortizol lidhet me rritjen e oreksit dhe shtimin e peshës.
Konsumoni karbohidratet e gab.uara
Rritni konsumin e karbohidrateve të shëndetshme si gruri, tërshëra, molla, kuinoa, mango, banane dhe boronica.
Zgjidhni veshje të pakëndshme
Jo të gjithëve u shkojnë veshjet e ngushta. Mund të dukeni shumë bukur edhe me bluza e pantallona të gjera, sidomos kur nuk doni të tregoni kilogramët e shtuara kohët e fundit.
Peshohuni
Studimi më i fundit ka treguar se njerëzit që peshohen çdo ditë janë më të përgjegjshëm për të humbur peshë. Në mos çdo ditë, një herë në javë duhet, për të parë realitetin me sytë tanë.
Nuk konsumoni mëngjesin
Mund t’ju duhet ide e mirë për të hu.mbur peshë dhe shumë njerëz e praktikojnë! Por këtu qëndron ga.bimi! Të konsumuarit vaktin e mëngjesit ju stabilizon nivelet e glukozës dhe rrit energjinë e trupit.
Flini më shumë seç duhet
Mund të vini alarmin nëse jeni gjumashë dhe e teproni me të qëndruarit shtrirë. Nuk po i bëni mirë shëndetit të zemrës dhe atij të përgjithshëm.